Flash News

E-TJERA

Infektohet me koronavirus kapiteni i kombëtares së futbollit

Infektohet me koronavirus kapiteni i kombëtares së futbollit

Etrit Berisha, kapiteni i kombëtares shqiptare të futbollit është prekur nga koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur ekipi italian i futbollit ku Berisha luan, SPAL.

Sipas SPAL, që është pjesë e Seria B në Itali, futbollisti është karantinuar që prej ditës së djeshme ku edhe rezultoi pozitiv, ndërsa nuk ka patur asnjë kontakt me pjesën tjetër të stafit.Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme.

Berisha nuk është i vetmi në Kombëtaren shqiptare që u infektua me COVID-19. pasi një ditë para ndeshjes me Bjellorusinë Elseid Hysaj pati të njëjtin fat të keq. Elseid Hysaj Thomas Strakosha, Marash Kumbulla, por edhe Myrto Uzuni janë të tjerë futbollistë që janë infektuar.

 

Të fundit