Flash News

E-TJERA

Infektohet personeli i Hemodializës, mjeku jep alarmin: Asnjë testim, po rrezikohen pacientët

Infektohet personeli i Hemodializës, mjeku jep alarmin: Asnjë testim,

Pesë punonjës të Shërbimit të Hemodializës në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmin e bëri me dije mjeku i njohur i këtij shërbimi, Ahmet Duraku. Ky i fundit thotë për "News 24" se prej 4 ditësh i është drejtuar Shefit të Shërbimit me një kërkesë për të nisur hetimi epidemiologjik, por që nuk ka marrë ende asnjë përgjigje.

Mjeku nuk e përjashton mundësinë që infeksioni të jetë përhapur nga stafi mjekësor tek pacientët, por për ta vërtetuar këtë duhet që të gjithë të shtruarit dhe bluzat e bardha t’i nënshtrohen testit.

Një maskë e thjeshtë kirurgjikale është i vetmi mjet mbrojtës përballë virusit, tha Duraku, ndërsa i bëri thirrje pacientëve të mos shtrohen në spital pa kryer më parë testin për COVID-19.

Të fundit