Flash News

E-TJERA

Inflacioni/ Kosova miraton paketën e re mbështetëse, shqiptarët ende në pritje

Inflacioni/ Kosova miraton paketën e re mbështetëse,

Kosova ka miratuar paketën e re shtesë mbështetëse për qytetarët në një kohë kur inflacioni po arrin në nivele të larta.

Kryeministri Albin Kurti tha në një konferencë për mediat se për zyrtarët publikë do të ndajnë shtesën prej 50 euro duke filluar nga shtatori, kurse për punëtorët në ndërmarrjet publike do të ndajnë shumën prej 100 euro.

Në masën e subvencionimit të kursimit të energjisë do të përfitojnë rreth 300 mijë familje, ndërsa nga pagesat direkte do të përfitojnë rreth 600 mijë qytetarë.

Paketa e re mbështetëse përfshin edhe dyfishimin e ndihmës ekonomike, rritje page deri në 50% për punëtorët e sektorit privat.

“Për pensionistët do të ndajmë shumë e njëhershme prej 100 euro. Familjet me asistencë sociale do ti mbështesim duke dyfishuar shumën e asistencës për një muaj. Për zyrtarët publik do të ndajmë shtesën prej 50 euorve duke filluar nga shtatori. Kurse nga punëtorët në ndërmarrje publike do të ndajmë shumën e njëhershme në vlerë prej 100 euro. Gjendja e rënduar është edhe në sektorin privat. 80 % janë të punësuar në sektorin privat. Do të mbështesim secilin biznes që i rrit pagat e punëtorëve. Subvencionojmë 50 % të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë. Do të ndajmë shumën e njëhershme prej 100 eurove në nëntor edhe për studentët”, ka thënë Kurti.

Ndërsa në Shqipëria qeveria ende nuk ka dalë me një paketën e re të Rezistencës Sociale. Pak muaj më parë, ministrja e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj tha se do të bëhej një rishikim i buxhetit për të marrë masën që do t’iu shpërndahej familjeve në nevojë dhe shtresave për kompensim.

Megjithëse buxheti është rishikuar ende nuk ka një vendim nga ana e qeverisë.

Të fundit