Flash News

E-TJERA

Inflacioni ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve, paga u rrit me vetëm 2.6%

Inflacioni ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve, paga u rrit me

Paga minimale në Shqipëri u rrit dy herë brenda vitit 2022 duke bërë që paga mesatare të ngjitet në nivelin e rreth 66 mijë lekëve gjatë tremujorit të fundit të vitit të kaluar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, rritja arrin në 10.8%.

Sipas një analize të dhënash nga SCAN Intel, është përllogaritur vlera e rritjes së pagës reale për të kuptuar nëse është zhbërë ose jo efetki i inflacionit.

Nëse shohim pagën mesatare të zbërthyer nga bruto në neto, për vitin 2022 paga mesatare neto fiksohet në 53,939 lekë, nga 49,050 lekë që ishte gjatë tremujorit të fundit të vitit 2021. Nëse aplikojmë do të aplikojmë mbi pagën neto të vitit 2022, nga përllogaritja na rezulton se paga reale neto në vendin tonë në fund të vitit të kaluar u ngjit pranë vetëm 50,326 lekëve, pra 3,613 lekë më pak se ajo nominale.

Në rast se do të merrnim në konsideratë normën e inflacionit vetëm për dhjetorin, prej 7.4%, atëherë humbja do të ishte në 3,991 lekë, çka do ta zbriste pagën reale në 49,948 lekëve.

Në rast se norma e inflacionit do të ishte 10% ose më shumë, humbja do të ishte më e lartë se 5000 lekë çdo muaj.

Nëse analiza bëhet sipas sektorëve, do të vihet re një pabarazi e theksuar. Me rënien më të theksuar të pagës reale rezultojnë “Administrata publike” dhe sektori “arte, argëtim, çlodhje”.

Pra, bazuar në normën zyrtare të inflacionit, në Shqipëri pagat gjatë vitit të kaluar nuk janë rritur aspak me 10.8%, por me vetëm 2.6%, ndërkohë që për sektorë të caktuar ka pasur madje rënie.

Inflacioni ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve, paga u rrit me Inflacioni ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve, paga u rrit me Inflacioni ‘zbrazi’ xhepat e qytetarëve, paga u rrit me

Të fundit