Flash News

E-TJERA

"Injorancë e ububushme", gazetarja i përgjigjet Ramës: Më dërgo një foto të inceneratorit të Tiranës, të sfidoj!

"Injorancë e ububushme", gazetarja i përgjigjet Ramës:

Vijon replika mes kryeministrit Edi Rama, i cili ka reaguar me tone të ashpra ndaj kritikave për situatën e rënduar të mbetjeve në vend, që nxorën përmbytjet e ndodhura në disa qytete dhe gazetares Klodiana Lala. 

Në një reagim në X, Rama ka sulmuar gazetaren Lala pasi kjo e fundit ka vënë në dukje krizën e krijuar për shkak të një inceneratori që përpos parave që thith nga buxheti i shtetit, nuk funksionon.

 Rama e cilësoi “skandaloz” pretendimin se, nëse inceneratori i Tiranës do të funksiononte, nuk do të kishte grumbullime masive mbetjesh plastike që bllokojnë kanalet kulluese dhe ndotin mjedisin.

Ndërkohë që gazetarja Lala i ka kthyer përgjigje kryeministrit Rama, duke e sfiduar që t'i tregonte një foto te inceneratorit të Tiranës. Ndërkohë që në fund i kujtoi se në Durrës janë 1500 shtëpi dhe mijëra hektarë tokë nën ujë dhe banorët po presin dëmshpërblimet. 

Të fundit