Flash News

E-TJERA

Inskenoi djegien e tij në Pukë, si u zbulua se biznesmeni italian Davide Pecorelli është gjallë vetëm nga karta e bankës

Inskenoi djegien e tij në Pukë, si u zbulua se biznesmeni italian

Një javë më parë - të dielën e kaluar - u tërhoq një shumë parash nga llogaria e biznesmenit italian Davide Pecorelli. Ky veprim në një bankomat në Romë ka sjellë dyshimet e para të hetuesve italianë se ai ishte gjallë dhe nuk ishte zhdukur në Shqipëri 8 muaj më parë.

Ishte shoqëruesi shqiptar (i ndihmuar nga avokati Giancarlo Viti), banues në Lama di San Giustino, i cili raportoi alarmin e bankës tek hetuesit ku më pas ai u zbulua se ishte gjallë. 

Biznesmeni italian Davide Pecorelli nuk vdiq i vrarë në makinën e djegur në Pukë siç mendohej. Ai u gjet i gjallë në brigjet e Montecristo pas tetë muajsh dhe madje është publikuar dhe një foto e tij 8 muaj pas inskenimit të ngjarjes.  

Inskenoi djegien e tij në Pukë, si u zbulua se biznesmeni italian

Gazetat italiane, zbuluan dje mashtrimin me zhdukjen e Pecorellit, ndërsa sot japin disa detaje më shumë mbi historinë misterioze. 

Të fundit