Flash News

E-TJERA

Inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli do të ekstradohet në Shqipëri

Inskenoi vdekjen e tij, Davide Pecorelli do të ekstradohet në

Biznesmeni italian, Davide Pecorelli, i cili inskenoi vdekjen e tij për t’iu shpëtuar borxheve, do të ekstradohet në Shqipëri.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit në Perugia e cila i ka hapur rrugë esktradimit të urdhër arrestit ndërkombëtar të lëshuar më 2 tetor 2022 nga gjykata e Shkodrës.

Pecorelli u dënua me 4 vite burg me akuzën e mashtrimit, zjarrvënies dhe shpifjes.

Biznesmeni ka thënë se nuk do ta apelojë vendimin, por do të vijë në Shqipëri. "E pranoj, por jam seriozisht i shqetësuar për katër fëmijët e mi, dy prej të cilëve janë të mitur, babai im 90-vjeçar dhe vëllai im 60-vjeçar, të dy me aftësi të kufizuara". 

Biznesmeni u zhduk në janar të 2021 në Pukë, ku gjet e djegur makina që ai kishte marrë me qira, brenda së cilës u gjetën edhe mbetje skeletore. E teksa autoritetet italiane dhe ato shqiptare ngritën alarmin për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me biznesmenin, më 17 shtator ai u gjet shëndoshë e mirë.

Të fundit