Flash News

E-TJERA

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë letër Gjonajt: Nuk po plotësohen vakancat, të ndryshohen kriteret

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë letër Gjonajt: Nuk po
Etilda Gjonaj

Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë i është drejtuar me një letër ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonajt, ku i paraqet problematikat e punës së tyre 10 mujore, një prej të cilave, plotësimi i vakancave në këtë institucion.

ILD i propozon ministres ndryshime ligjore për kushtet apo kriteret që duhet të plotësojnë kandidatët, për shkak se kushtet aktuale nuk i plotëson askush.
Lidhur me këtë ILD kërkon të ulet pragu i vjetërsisë për kandidatët, nga 13 vite në 7.

“Gjatë punës 10 mujore janë evidentuar disa problematika, ku njëra prej tyre lidhet me garantimin e funksionimit të ILD duke plotësuar vakancat për inspektorë, po ashtu kërkohet trajtimi i njëjtë financiar i inspektorëve magjistratë dhe jo magjistratë si dhe rregullim i marrëdhënies së ILD-së dhe inspektorëve gjatë fazës së verifikimit të ankesave, hetimit disiplinor dhe inspektimit”, thuhet në letrën e ILD.

Për tu emëruar inspektor në ILD ka të njëjtat kritere si për Gjykatën e Lartë. Kujtojmë që ILD duhet të ketë 24 inspektorë.

Të fundit