Flash News

E-TJERA

INSTAT: Mbi një milion shqiptarë dolën jashtë vendit në tre muajt e parë të 2022

INSTAT: Mbi një milion shqiptarë dolën jashtë vendit në

Mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga vendi gjatë tre muajve të parë të vitit 2022.

Shifrat konfirmohen nga një raport i INSTAT, lidhur me daljet dhe hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, në tre muaj.  

INSTAT: Mbi një milion shqiptarë dolën jashtë vendit në

“Daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022, janë 689.064, duke shënuar një rritje me 66,7%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë, gjatë muajit Mars 2022 janë 388.067. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 51,7%. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Mars 2022, janë 300.997. Krahasuar me Mars 2021, ky numër është rritur me 90,9%.

Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga territori i Shqipërisë gjatë tre muajve të parë të 2022, është 1.053.690, duke u rritur 39,3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më pare”, thuhet në publikimin e INSTAT.

  

Të fundit