Flash News

E-TJERA

Institucionet e dinin, por s’reaguan! Si mund të ishte parandaluar vrasja e 34-vjeçarit në Has

Institucionet e dinin, por s’reaguan! Si mund të ishte parandaluar

Lidhur me vrasjen e ndodhurmë 7 maj të këtij viti në fshatin Tpla të Krumës në Has, emisioni “Stop” ndalet në konfliktin që i parapriu tragjedisë që çoi në vrasjen e 34-vjeçarit Sallahu. Më 6 maj, babai i autorit të ngjarjes, Agim Jaku, po shkonte me makinën e tij në shtëpi për të marrë gruan dhe për të shkuar në një ceremoni mortore. Ai mori gruan në makinë dhe në momentin që do të niseshin goditen me sëpatë nga vajza e komshiut, 21-vjeçarja Artja Sallahu.

Të moshuarit përfunduan pa ndjenja dhe i dërguan me plagë në Spitalin e Traumës në Tiranë. Pasi u përmend, Agimi njofton djalin, Ylber Jaku, duke i thënë se kishte bërë aksident me makinë. Por 41- vjeçari Ylberi Jaku e kishte marrë lajmin nga mediat që prindërit ishin masakruar. Ai i vizitoi në spital dhe u largua në fshatin Tpla në Krumë.


Agimi lajmëroi policinë e Krumës, shefin e komisariatit dhe shefin e krimeve, por asnjë masë nuk u mor.

hefi i krimeve Petrit Mustafa: Po, o gazetar! Të lutem! Shumë faleminderit, që more edhe policia është në shërbim të komunitetit! Ju lutem, për çdo lloj informacioni, bëni kërkesë pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Krumë…!

Sipas informacioneve, Ylber Jaku me një armë priste në kushtet e depresionit psikologjik të hakmerrej ndaj djalit të familjes që i masakroi prindërit.

Sipas ekspertëve, vrasja do të ishte parandaluar sikur shefi i komisariatit ose shefi i krimeve, do të kishin shkuar apo çuar një patrullë policie në shtëpinë e Agimit. Tragjedia ka ndodhur si rrjedhojë e mosfunksionimit të institucioneve./tvklan.al

Të fundit