Flash News

E-TJERA

Institucionet në shkelje të transparencës, mbi 90% e tyre nuk i publikojnë formularët e dekriminalizimit

Institucionet në shkelje të transparencës, mbi 90% e tyre nuk i

Mbi 90% e institucioneve nuk publikojnë të dhëna mbi formularët e dekriminalizimit, si dhe për pasojë, nuk ka hetim të thelluar të tyre. Kjo mungesë e theksuar e transparencës është evidentuar në një monitorim të kryer nga Instituti i Studimeve Politike.

Ligji nuk kërkon verifikim të thelluar për të gjithë zyrtarët, duke nënkuptuar verifikime të thelluara për rastet e dyshuara dhe rastet e denoncuara ose me të dhëna problematike në formular. Thelbi i ligjit është integriteti i zyrtarëve të zgjedhur dhe të emëruar.

Në kundërshtim me këtë parim, praktika e deritanishme tregon se një pjesë e institucioneve me vetëdije nuk kërkojnë verifikime të të dhënave dhe nuk i publikojnë formularët e dekriminalizimit, duke lejuar që individë me rekorde kriminale ose penale të vijojnë të promovohen në poste drejtuese, thotë ISP.

Në raste kur ka denoncime për zyrtarët, atëherë institucioni reagon duke u justifikuar me deklarimet paraprake dhe përgjegjësinë personale. Por koncepti i dekriminalizimit kërkon që çdo institucion duhet të bëjë publike formularët për çdo zyrtar. Të dhënat nga Prokuroria tregojnë se rastet e hetimit të thelluar janë minimale në raport me gjendjen faktike në institucione.

Institucionet në shkelje të transparencës, mbi 90% e tyre nuk i

Të fundit