Flash News

E-TJERA

Instrumentist i njohur prej 50 vitesh në Labëri, Bashkia e Vlorës e punëson ‘Mjeshtrin e madh’ për pastrimin e plehrave

Instrumentist i njohur prej 50 vitesh në Labëri, Bashkia e Vlorës

Që nga viti 1979 ai thotë se filloi duke e praktikuar instrumentin e fyellit me dhëmbë, karakteristikë kjo që e bën atë më të veçantë nga artistët e tjerë.

Vendim Kapaj, “Mjeshtri i madh” , instrumentisti i njohur në Labëri e më tej, me një karrierë 50 vjeçare, tashmë është punësuar në bashkinë e Vlorës, jo si artist, por si punonjës pastrimi për të shërbyer në mbledhjen e mbeturinave të qytetit.

Ndonëse një artist me shumë shfaqje e koncerte mbi supe si në Shqipëri, ashtu edhe në vende të tjera të botës si Itali, Francë, sot artistin e gjen me fshesë në dorë duke pastruar mbeturinat dhe papastërtitë e qytetit.

Madje, punën e tij të re, jo me instrumentin e tij, fyellin, por me fshesë në dorë dhe uniformën e punonjësit të mirëmbajtjes së bashkisë, ai e tregon edhe në rrjetet sociale.

 

 

Të fundit