Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Ambasadori i Sllovenisë: Shqipëria ka bërë gjithçka, po mbahet pezull nga vetoja bullgare

Integrimi/ Ambasadori i Sllovenisë: Shqipëria ka bërë

Çelja e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut vijon të mbetet ‘peng’. Edhe në Samitin e Sllovenisë të zhvilluar këtë muaj, nuk u arrit një rezultat në dobi të shteteve.

Ambasadori i Sllovenisë Peter Japelj tregoi se ka disa skenarë për çeljen e negociatave teksa theksoi rëndësinë e një date për mbledhjen e parë ndërqeveritare.

“Ne e ndjejmë erën e mundësisë për të nisur me negociatat në mbledhjen e parë ndërqeveritare. Ka disa skenarë se si mund të zhvillohen, dhe më e mira është të nisim negociatat me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ose të paktën të caktojmë një datë për implementimin e projekteve,” tha ambasadori.

Ptere Japelj e lidh bllokadën e krijuar në integrimin e Shqipërisë, me ngërçin mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, pasi sipas tij Shqipëria ka bërë gjithçka që kishte në dorë.

“Shqipëria ka bërë gjithçka që duhet të bënte. Ishin dy zonja të forta nga BE, që erdhën në Shqipëri kohët e fundit , Merkel dhe Vonderlighen, të cilat thanë se Shqipëria ka bërë gjithçka për të qenë pjesë e BE. Tani topi është në fushën e BE për të vendosur. Çështjet kohët e fundit në BE janë të kompleksuara, të gjithë e dimë që ka një problem midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, dhe Shqipëria s’ka të bëjë fare me këtë çështje,” përfundoi ambasadori.

 

Të fundit