All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Integrimi, ambasadorja e BE: Duhet një udhëheqje të fortë politike. Mesazhi për Kuvendin

All - Paragraf - 1

Integrimi, ambasadorja e BE: Duhet një udhëheqje të fortë

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann ka kërkuar një udhëheqje të fortë politike për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Sipas saj, rruga në BE është më tepër se sa një proces teknik.

All - Paragraf - 3

Në një aktivitet të zhvilluar në Kuvend, Hohmann kërkoi më shumë nga ky institucion. Ajo kërkoi që Kuvendi të sigurojë konsensus, ndërsa ngriti edhe një sërë pyetjesh, duke nënvizuar se dëshironte të njihej me idetë e Kuvendit për integrimin e vendit.

“Unë shpesh kam theksuar faktin se negociatat e anëtarësimit me BE janë më shumë sesa një proces teknik. Kjo është një fazë që kërkon udhëheqje të fortë politike.

Ashtu sic ndodh në shumicën e institucione, Kuvendi luan një rol thelbësor. Unë mirëpres qëllimin që ka Kuvendi që të punohet më fort në këtë proces. Ka shumë çështje që mund të flasë Kuvendi i Shqipërisë.

Pyetjet që shtrohen janë: Si mundet Kuvendi të përmbushë rolin e vet për të ndërtuar konsensus? Si do të ketë mundësi Kuvendi që të përmirësojë kapacitetet e veta për të patar për të përafruar legjislacionin me atë të BE?

Duke marrë parasysh këtoi çështje, çfarë mund të mësojë Kuvendi i Shqipërisë nga kuvende të tjera që kanë qenë vende kandidate? Prandaj jam kurioze të shoh kush janë idetë e Kuvendit. Shqipëria ka një dëshirë të madhe për Evropën. Ndaj i bëj thirrje të gjithëve të bëhen bashkë për anëtarësimin në BE”, tha ambasadorja.

 

Të fundit