Flash News

E-TJERA

Integrimi, ambasadorja e re franceze në Shqipëri: Nuk ka hapa pas, por ka kushte për të plotësuar

Integrimi, ambasadorja e re franceze në Shqipëri: Nuk ka hapa pas, por

Elisabeth Barsacq, ambasadorja e re franceze në Shqipëri deklaron se vendi ynë nuk ka bërë hapa pas sa i takon integrimit në BE, por kujton se ka ende kushte për të plotësuar.

Nga Elbasani, ambasadorja thotë se kushtet që duhet të plotësohen janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit etj.

“Tani  jemi në një periudhë tjetër, etapë tjetër. Duhet ta keni të gjithë parasysh se në marsin e këtij viti, Këshilli Europian vendosi që negociatat me Shqipërinë do të hapen, dhe ajo që po bëjmë tani është të shohim sesi do të negociohet në të ardhmen. Por nuk ka hapa prapa, ne jemi gjithmonë të mendimit që duam të hapim negociatat.

Siç e dini mirë ka kushte për të plotësuar, siç janë shteti i së drejtës, lufta kundër korrupsionit janë kushte të cilat janë vënë dhe që unë nuk po i përsëris të gjitha. Dhe kjo nuk varet as nga Franca, as Kroacia apo Polonia, por nga Shqipëria”, u shpreh ambasadorja nga Elbasani.  

 

 

Të fundit