Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Charles Michel me tone optimiste nga Ohri: Shumë shpejt do të kemi zhvillime pozitive

Integrimi/ Charles Michel me tone optimiste nga Ohri: Shumë shpejt do

Presidenti i Këshilit Evropian, Charles Michel, ka zhvilluar sot një takim në Ohër të Maqedonisë së Veriut me presidentin e vendit Stevo Pendarovski. Në fokus të vizitës dhe diskutimit të Michel ishte edhe integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së në BE.

konferencën e përbashkët me Pendarovskin, Michel u shfaq optimist teksa foli me tone pozitive lidhur me çeljen e negociatave për dy vendet e Ballkanit Perëndimor. Presidenti i KE dha një mesazh të fortë kur tha se BE është e vendosur në anëtarësimin e Shkupit dhe Tiranës.

Ndër të tjera, Michel tha se ka besim që do të ndodhin zhvillime pozitive duke dhënë kështu sinjale për shpresë për integrimin.

“Unë kam ardhur në Maqedoninë e Veriut me një mesazh të qartë: BE-ja është e vendosur fort në rrugën tuaj të anëtarësimit në BE. Dhe nisja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejt të jetë e mundur është një prioritet kryesor.

Ne mbështesim të gjitha përpjekjet për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht për çështjet e hapura dypalëshe me Bullgarinë. Unë personalisht jam angazhuar së bashku me kolegë dhe miq të tjerë në të gjithë BE-në për të ndihmuar në çuarjen përpara të procesit. Shpresoj, shpresoj sinqerisht dhe kam besim se shumë shpejt do të kemi zhvillime pozitive. Ky do të ishte një sinjal i rëndësishëm për vendin tuaj dhe për të gjithë rajonin”, tha Michel.

Javën e ardhshme do të organizohet një takim të 27 liderëve të BE-së me liderët e Ballkanit Perëndimor, në Bruksel, ku do të diskutohet edhe për rajonin si një prioritet strategjik të unionit. Takimi në fjalë do të jetë një mundësi për të koordinuar në një moment kritik të historisë, për të treguar unitetin dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes vendeve kandidate dhe atyre të unionit.

Të fundit