Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Diplomatët e lartë të BE dhe liderët e BP, mes tyre kryeministri Rama mblidhen sot në Samitin e Brdos

Integrimi/ Diplomatët e lartë të BE dhe liderët e BP, mes

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor, mes tyre e kryeministri Edi Rama dhe diplomatët e lartë të BE-së do të jenë të pranishëm sot në Samitin e Brdos në Slloveni.

Ky samit është i rëndësishëm, pasi pritet të jepen ose jo sinjale për çeljen e negociatave. Por një ditë më parë, Euroactiv shkruante se BE do të shprehë angazhimin për procesin e anëtarësimit, ndërsa shtonte se ende nuk ka një datë.

Përfaqësuesit e BE-së dhe liderët e shteteve të pritet të takohen rreth orës 09.00, për të vijuar më pas me Samitin.

E pranishme në Samit, ditën e djeshme, ishte edhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Kjo e fundit vizitoi disa javë më parë Shqipërinë, ku theksoi se e ardhmja e vendit tonë është në BE.

Më herët në Shqipëri ishte dhe presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, e cila deklaroi se Shqipëria i ka përbushur kushtet e anëtarësimit.

Në samitin e sotën nuk do të diskutohet vetëm për integrimin. Është parashikuar që të flitet dhe për ekonominë dhe rritjen e çmimit të karburantit, infrastrukturën, situatën në Afganistan, etj.

Të fundit