Flash News

E-TJERA

Integrimi evropian, ambasadori bullgar në Shqipëri: Jeni gati për Konferencën e Parë Ndërqeveritare

Integrimi evropian, ambasadori bullgar në Shqipëri: Jeni gati për

Ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri Momchil Raytchevski tha se po zhvillohen bisedime mes palës bullgare dhe asaj maqedonase, në mënyrë që të japë rezultate të qëndrueshme për të dyja palët.

Nga Korça, ambasadori bullgar u shpreh se ka mundësi që mes Sofies dhe Shkupit të arrihet një marrëveshje, por deri tani është më shumë një çështje e krijimit të besimit.

“Kjo që mund te them është se si qeveria e vjetër po ashtu edhe e reja në Bullgari gjithmonë ka mbështetur pozitën se Bullgaria është një prej promotorëve dhe mbështetësve më të mëdhenj të zgjerimit në Bashkimit Europian, gjithashtu e për të ardhmen e vendeve të rajonit kjo që po ndodh është mes Sofjes dhe Shkupit ku po zhvillohen bisedime shumë intensive. Vetëm gjatë muajve të fundit ka pasur disa vizita të ndërsjella, është një proces që ka synim të realizojnë rezultate të qëndrueshme që të dyja palët me partnerët e BE po vazhdojnë të punojnë mbi temat delikate e aktuale. Të gjithë shpresojmë se në një moment do të arrijmë një marrëveshje, është çështje e krijimit të mirëbesimit dhe arritjes së mirëkuptimit mbi çështjet e përbashkëta”, tha ambasadori.

Sa i përket integrimit të Shqipërisë, ambasadori bullgar tha se vendi tashmë i ka kryer detyrat dhe është gati të presë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

“Pozita e Bullgarisë përsa i përket Republikës së Shqipërisë është shumë e qartë, për ne Shqipëria ka kryer atë që është e nevojshme dhe ju jeni gati dhe ne mbështesim që në momentin e parë të vendimit të familjes Europiane, që ju te vazhdoni në këtë familje dhe të zhvillohet konferencave e parë ndërqeveritare. Jam ambasadori i Bullgarisë në Shqipëri, por komenti që mund të jap është dialogu e jo monologu”, u shpreh Raytchevski.

Të fundit