Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë, ambasadorja hollandeze: Po studiojmë raport-progresin e KE

Integrimi i Shqipërisë, ambasadorja hollandeze: Po studiojmë
Guusje Korthals Altes

Ambasadorja e Hollandës në Shqipëri, Guusje Korthals Altes ka four për integrimin e Shqipërisë. Nga Shkodra, ku mori pjesë në një aktivitet me fokus trafikimin e qënieve njerëzore, kryediplomatja hollandeze tha po studiojnë raportin e Komisionit Europian për progresin e Shqipërisë. Hollanda ka qenë një ndër vendet skepitike, kur bëhej fjalë për t'i dhënë dritën jeshile vendit tonë.

“Shumë faleminderit për pyetjen. Në këtë moment Holanda është duke studiuar raportin që ka dërguar Komisioni Europian për progresin e Shqipërisë“, u shpreh Guusje Korthals Altes në një prononcim për gazetarët.

Sa i përket trafikimit të qënieve njerëzore, ambasadorja tha se institucionet ligjzbatuese në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë për ta frenuar këtë fenomen.

“Të gjithë hallkat e organeve ligjzbatuese në Shqipëri të bashkëpunojnë me njëri-tjetrin në mënyrë që pandëshkueshmëria të mos jetë një realitet po të gjithë ata që janë pjesë e trafikimit të marrin dënimin që meritojnë sepse është detyra e të gjithëve ne bashkë me institucionet që t’i japim një dorë për ta ndaluar fenomenin e trafikimit”, u shpreh ambasadorja.

Të fundit