Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë në BE, delegacioni i PE së shpejti në Tiranë

Integrimi i Shqipërisë në BE, delegacioni i PE së shpejti

Një delegacion i përbërë nga 7 anëtarë të Parlamentit Evropian do të vizitojë Tiranën nga data 23 deri në datën 26 maj, në kuadër të mbështetjes së Shqipërisë në procesit e integrimit në BE.

Euronews Albania raporton se anëtarët e Komisionit për Punët e Jashtme do të analizojnë progresin e bërë deri tani nga ana e Shqipërisë lidhur me kriteret e kërkuara nga BE, si edhe reforma e mëtejshme për të ecur drejt anëtarësimit.

Eurodeputetët pritet të rikonfirmojnë gatishmërinë për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

Gjatë vizitës do të trajtohen çështjet e vëna në dukje në raportin e prezantuar në Parlamentin Evropian mbi Shqipërinë në seancën e 19 majit.

Ndërkohë që sot presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, ishte në një vizitë zyrtare në Tiranë ku diskutoi me kryeministrin Rama lidhur me integrimin, duke rikonfirmuar mbështetjen e tij për Shqipërinë. Michel deklaroi se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret.

Të fundit