Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë në BE, Macron krah Ramës: Do t’ju shoqërojmë me prova dashurie

Integrimi i Shqipërisë në BE, Macron krah Ramës: Do

Presidenti francez, Emmanuel Macron është ndalur sërish në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE.

Duke folur në një konferencë me mediat krah kryeministrit Edi Rama në Tiranë, Macron u shpreh se “detyra jonë është që t’ju shoqërojmë me respekt dhe gjithashtu me prova dashurie, investime konkrete”.

Këtu vë re një dashuri për dinjitetin njerëzor, përparimet themeluese të Evropës sonë.

Këtë rrugë ju do ta kryeni, detyra jonë është që t’ju shoqërojmë me respekt dhe gjithashtu me prova dashurie, investime konkrete, shpresoj që në muajt e ardhshëm ne si Evropianë duhet të gjejmë rrugën e ribashkimit dhe ta bëjmë këtë lëvizje të pakthyeshme dhe të fuqishme, përndryshe do të jetë rreziku që e gjithë zona që këto procese të pafund të dekurajojnë opinionet publike”, u shpreh ndër të tjera Macron.



 

Të fundit