Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë, presidenti i KE-së: S'do të lejojmë influencë joperëndimore. I rëndësishëm stabiliteti politik

Integrimi i Shqipërisë, presidenti i KE-së: S'do të

Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka zhvilluar një takim me presidentin e Parlamentit Europian David Sassoli. Në fokus kanë qenë ecuria e përmbushjes së reformave për në BE nga ana e Shqipërisë.

Nikolla e ka njohur me zhvillimin e reformave, ku i ka thënë se Shqipëria ka bërë hapa pozitvë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit dhe vetingun në drejtësi.

Ndërkohë Sassoli vlerësoi si të rëndësishëm stabilitetin politik. Ai tha se Parlamenti Europian do të insistojë që tryeza e parë ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbahet sa më shpejt.

Gjithashtu shtoi se Shqipëria i ka plotësuar rekomandimet e Këshillit Europian. Ai tha se BE nuk është e plotë pa Ballkanin Perëndimor, dhe se nuk do të lejojnë hapësira për influencë joperëndimore.

“Parlamenti Europian do të vazhdojë të insistojë që Tryeza e Parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të mbahet sa më shpejt. Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kërkesat që i rekomandoi Këshilli Evropian në vitin 2020. Për ne është e rëndësishme që Shqipëria ka stabilitet politik. Parlamenti Evropian do të jetë zëri i Shqipërisë brenda Bashkimit Evropian.

Sepse Bashkimi Europian pa Shqipërinë dhe Ballkanin Perëndimor ka një boshllëk të madh dhe të dukshëm. Ne nuk duhet që me vonesat tona në procesin e zgjerimit të zhgënjejmë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe të lejojmë hapësira për influenca joperëndimore në rajon. Parlamenti Evropian do të vazhdojë bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do t`ju ndihmojmë edhe gjatë procesit të negociatave”, është shprehur Sassoli.

Të fundit