Flash News

E-TJERA

Integrimi i Shqipërisë/ Tre ministrat e Jashtëm të BE-së pro çeljes së negociatave: Është koha e duhur

Integrimi i Shqipërisë/ Tre ministrat e Jashtëm të

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka pritur në një takim tre homologët e saj, ministrin e Jashtëm të Austrisë, Alexander Schallenberg, atë të Çekisë, Jakub Kulhanek dhe ministrin e Sllovenisë, Anze Logar.

Ata folën për procesin e integrimit, ndërsa u shprehën se vendi është gati për të nisur negociatat. Ministrat u shprehën për mediat se BE duhet të vlerësojë përpjekjet e Shqipërisë. Sipas Schallenberg, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, duke shtuar se nuk arsye për ta vonuar më tej procesin.

“Shqipëria ka bërë një rrugë shumë të gjatë, ka ndërmarrë shumë reforma, i ka bërë detyrat e saj dhe është gati të hapë negociatat në muajin qershor. Nuk ka asnjë arsye për ta vonuar këtë proces”, u shpreh ministri austriak.

Ndërsa ministri çek u ndal te Reforma në Drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

“Është mjaft domethënëse që tre ministra të Jashtëm të BE kanë ardhur në Shqipëri për të treguar mbështetjen e tyre në rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE.

Përfitoj nga rasti për të vlerësuar të gjitha arritjet që Shqipëria ka bërë deri më tani, veçanërisht në dy fusha: Reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, tha ministri çek.

Ballkani Perëndimor do të jetë në krye të axhendës. Kështu u shpreh ministri slloven. Kujtojmë që Sllovenia do të marrë presidencën e Këshillit të BE për 6 muajt e ardhshëm.

“Shqipëria e përmbushi detyrën, tani është BE që duhet të qëndrojë me fjalët e saj, është koha e duhur. Presidenca e ardhshme është ajo e Sllovenisë ku zgjerimi dhe çështja e BP do të jenë në krye të axhendës, kështu që Shqipëria do të të ketë një bashkëbisedues aktiv”, deklaroi ministri slloven.

Të fundit