Flash News

E-TJERA

Integrimi, kryeministri bullgar pret Ramën: Pozita jonë me M. Veriut të mos jetë pengesë, jo ndërhyrje nga jashtë

Integrimi, kryeministri bullgar pret Ramën: Pozita jonë me M. Veriut

Kryeministri i Bullgarisë, Stefan Yanev ka deklaruar se mbështet integrimin e Shqipërisë në BE.

Pas një takimi me kryeministrin Edi Rama, Yanev u ndal te konflikti me Maqedoninë e Veriut dhe shtoi se duhet të mos jetë pengesë në procesin e integrimit.

Sipas tij, këto çështje duhet të zgjidhen mes dy palëve dhe nuk e cilësoi ide të mirë mundësinë e ndërhyrjes nga jashtë për zgjidhjen e çështjes.

Diskutuam marrëdhëniet mes dy vendeve. Vlerësimi ynë është se raportet marrëdhëniet po zhvillohen mirë dhe  mund të shërbejnë si shembull për raportet e fqinjësisë.

Gjatë bisedimeve vumë re që nuk kemi çështje të hapura. Me Ramën tërhoqëm vëmendjen mbi pakicën kombëtare bullgare në Shqipëri që gëzon një prani të mirë dhe mund të shërbejë si urë mes dy popujve. Janë të integruar shumë mirë .

Nuk kemi diferencë në këtë drejtim dhe konstatuat ndjeshmëri në temat për perspektivën evropiane të Shqipërisë.

Përmendim faktin se pozita e Bullgarisë përsa i përket MV në një farë shkallë është pengesë edhe për perspektivën  e Shqipërisë. Shpresojmë se pozita jonë të mos krijohet efekti i një bllokimi, përkundrazi.

Pozita jonë është drejtuar te demonstrimi i deklaratave tona që rruga evropiane si për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërisë i mbështesim, por pozita e parlamenti bullgar për MV është kjo pozitë që Bullgaria e mbron dhe shpresoj të argumentuara para partnerëve që vërteton se çështjet tona që kemi me MV mund të zgjidhen vetëm në bazë dypalëshe.

Nevoja nga ndërhyrja e jashtme nuk është ide e mirë sepse diskutimi është mes dy vende dhe secili prej nesh duhet të gjejnë rrugën e dialogut, ndaj ajo që është deklaruar për prespektivën evropiane të konfirmohet me vepra reale.

Kjo duhet shpjeguar partnerëve evropian. Problemet e dyanshme të mos lejohen në familjen evropiane dhe të mos jetë precedent kur problemet evropianen zgjidhen në fushën diplomatike evropiane”, tha kryeministri bullgar.  

Të fundit