Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE, ambasadori slloven në Tiranë: Shqipëria të tregojë durim, s’ka ndarje nga RMV

Integrimi në BE, ambasadori slloven në Tiranë: Shqipëria

Çelja e negociatave për Shqipërinë ka mbetur ende pezull. Vetoja e Bullgarisë vendosur ndaj Maqedonisë së Veriut, po kushtëzon edhe Shqipërinë.

Ambasadori slloven në Shqipëri, Peter Japelj, thotë se Shqipëria duhet të tregojë durim, por jo të ndahet nga RMV-ja. Në një intervistë për Euronews, ambasadori slloven u shpreh se fillimisht është menduar për një ndarje nga RMV-ja, por tani duhet që Shqipëria të jetë e duruar deri në mbërritjen e negociatave.

“Shqipëria të tregojë durim për integrimin, s’ka ndarje nga RMV. Në fillim, ishte diskutimi nëse Maqedonia e Veriut duhet të ndahej nga Shqipëria, ndërsa sot është e kundërta. Në mendojmë sërish që kjo nuk është ide e mirë, për një sërë arsyesh. Kështu që mendoj se duhet ende pak durim”, tha Japelj.

Ambasadori nënvizoi rëndësinë e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për të cilat shpresoi të mbahet së shpejti. Japelj theksoi se në rast se situata nuk zgjidhet, do të duhet të shkohet në një debat për t’i gjetur çelësin e zgjidhjes.

“Siç e përmenda dhe më parë, znj. Lührmann ishte shumë e qartë kur tha se pret që konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet së shpejti. Ky nuk është më rasti në fjalë dhe shpresoj që do të vijmë në një zgjidhje të kësaj. Në terma afatgjatë, nëse nuk zgjidhjet kjo situatë atëherë duhet të nisim këtë debat në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje. Por ajo që është e rëndësishme në fund të ditës është rezultati. Pra, është një proces i gjatë”, shprehet ai.

Të fundit