Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE, Bullgaria kërkon që Shqipëria të ndahet nga MV

Integrimi në BE, Bullgaria kërkon që Shqipëria të

Bullgaria ka kërkuar që Shqipëria të ndahet nga Maqedonia e Veriut, duke konfirmuar se vetoja do të qëndrojë. Ambasadori i Bullgarisë në BE, Rumen Aleksandrov tha se Shqipëria duhet të vlerësohet e pavarur nëse i ka përmbushur ose jo kushtet për çeljen e negociatave.

“Shqipëria duhet të vlerësohet sipas meritave të veta, nëse është e gatshme për përparimin e saj në rrugën drejt BE-së”, deklaroi Aleksandrov.

Ky i fundit u shpreh në takimin e Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme të BE-së se MV nuk i plotëson ende kushtet e anëtarësimit.

“Fatkeqësisht, Republika e Maqedonisë së Veriut ende nuk i mbulon kriteret për zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare”, shtoi ambasadori.

Zgjedhjet në Bullgari fillimisht krijuan shpresë, por duket se Sofja zyrtare nuk ka ndryshuar qëndrim sa i përket vetos. Konflikti për gjuhën dhe historinë mes MV dhe Bullgarisë ka penalizuar dhe Shqipërinë, pasi procesi i integrimit të të dyja shteteve po ndiqet paralelisht.

Zyrtarë të lartë të BE-së janë shprehur se Shqipëria i ka përmbushur kushtet, por një arsye pse ata i mëshojnë çeljes së negociatave, është rritja e ndikimit të lindjes në Ballkan.

Megjithatë qeveria shqiptare nuk është shfaqur shumë optimiste, duke ia lënë fajin problemeve të brendshme të BE-së. Shpresat që "drita jeshile" të jepet brenda këtij viti janë të pakëta.

Të fundit