Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE/ Euractiv: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Integrimi në BE/ Euractiv: Ndahen rrugët e Shqipërisë dhe

Më 15 tetor zyrtarisht do të hapen kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Rruga e Shqipërisë për në BE u shkëput nga Maqedonia e Veriut, ndërsa Shkupi mbetet në harresë”, kështu shkruan Euractiv.

Ky vendim unanim është marrë të mërkurë (25 shtator) nga të gjitha ambasadoret e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, tha zyrtar i BE për Euractiv.

“Rruga e dy vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt anëtarësimit në BE u shoqërua me fillimin e negociatave të nisura zyrtarisht në verën e vitit 2022. Megjithatë, për shkak të mosmarrëveshjeve midis Shkupit dhe Bullgarisë, hapja aktuale e kapitujve është shtyrë pa fund, duke ndikuar drejtpërdrejt në progresin e Tiranës”, thuhet në shkrim.

Por tani, hapi i radhës pritet të bëhet nga Shqipëria në mes të tetorit në kuadër të konferencës ndërqeveritare dhe hapjes së  grup kapitujve të parë.

Ky grup përfshin disa kapituj – Prokurimi, Statistikat, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, drejtësia, liria dhe siguria dhe kontrolli financiar.

“Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë në përpjekjet e saj për të përmbushur kërkesat për të avancuar në rrugën e saj në BE, por është një pengesë për Maqedoninë e Veriut, e cila edhe një herë dështon të bëjë një hap vendimtar drejt anëtarësimit në BE”, shkruan Euractiv.

Të fundit