Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE, kryenegociatori: E nevojshme përfshirja e shoqërisë civile dhe bashkëpunimi i pushtetit lokal

Integrimi në BE, kryenegociatori: E nevojshme përfshirja e

Kryenegociatori i Shqipërisë për Integrimin në BE, Zef Mazi ka folur për negociatat me BE-në. Ai tha se viti që lamë pas nuk ishte pozitiv për këtë proces dhe jo vetëm.

Mazi shprehu nevojën e realizimit të reformës së Administratës Publike. Gjithashtu theksoi rëndësinë e përfshirjes aktive të shoqërisë civile dhe pushtetit lokal.

“Ndërveprimi mes aktorëve është domosdoshmëri. Unë raportova tek ky këshill në tetor 2021, për ecurinë e procesit. Viti që lamë pas nuk ka qenë mjaft i mirë. Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk ju hapën negociatat.

Kosovës nuk ju liberalizuan vizat, Mali i Zi u fut në një krizë qeveritare. Në dhjetor të vitit 2021, u krijua një grup i vogël negociator. Ky grup përbëhet nga 23 negociator, dhe është organi përgjegjës për procesin e integrimit.

Një element tjetër është trajnimi i vazhdueshëm. Rritja e kapaciteteve të punonjësve të administratës publike është prioritet. Ndihet nevoja për përfshirjen më aktive të shoqërisë civile dhe duhet edhe bashkëpunim i pushtetit lokal. Ato duhet të marrin një rol më proaktiv. Ky është një proces sfidues për të gjithë ne dhe vendin tone”, tha Mazi.


 

 

 

 

Të fundit