Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE/ Ministrja gjermane e Europës vjen sot në Tiranë, takime me Ramën dhe Ahmetajn

Integrimi në BE/ Ministrja gjermane e Europës vjen sot në

Ministrja gjermane e Europës, Anna Luhrmann do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë. Ajo do të mbërrijë në Tiranë rreth orës 09.30, ku do të pritet në një takim nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj. Ata do të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për mediat pas takimit.

Luhrmann do të takohet edhe me kryeministrin Edi Rama si dhe me zv.ministren e Punëve të Jashtme, Megi Fino. Ministrja gjermane mbërrin në Tiranë pas vizitës që zhvilloi në Shkup.

Në fokus të bisedimeve do të jetë integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut si dhe reformat e brendshme. Sipas një deklarate të ministrisë së jashtme gjermane, Luhrmann u shpreh para takimit se të dyja vendet kanë plotësuar kushtet dhe se konferenca ndërqeveritare duhet të mbahet sa më shpejtë.

"Të dyja vendet i kanë plotësuar kushtet, prandaj duhet të fillojnë menjëherë konferencat ndërqeveritare. Ne e mbajmë fjalën. Për vijimin e rrugës drejt BE-së mbetet vendimtare që të vijojnë reformat dhe mirëqeverisja", ka qenë mesazhi i ministres gjermane.

Kjo e fundit pritet të diskutojë sot edhe për rolin e Shqipërisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Luhrmann ka kërkuar edhe më herët mbajtjen e konferencave ndërqeveritare me dy vendet.

 

Të fundit