Flash News

E-TJERA

"Integrimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me procesin", Varhelyi: Kërkoj për pak më shumë durim

"Integrimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi kërkoi më shumë durim nga Shqipëria për çështjen e çeljes së negociatave. Në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama që po ndodh tani gjatë vizitës së tij  në Tiranë, Varhelyi  tha se është duke punuar me zyrtarët bullgarë dhe maqedonas për veton e vendosur.

"Integrimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me

Nisur nga lufta në Ukrainë, komisoneri për zgjerimin u shpreh se duhet të përdoren të gjitha mundësitë për vendosjen e stabilitetit në Ballkan.

“Nëse nuk marrim vendimet që mund të marrim, atëherë do të thotë që ne po heqim dorë nga ajo që mund të bëjmë, prandaj po punoj me miqtë bullgarë dhe maqedonas. E vlerësoj durimin tuaj, kërkoj për pak më shumë durim. Objektivi ynë është që ta mbyllim gjatë presidencës franceze. Integrimi i BE nuk ka të bëjë vetëm me procesin por nuk duhet t’i largojmë sytë nga realiteti i përbashkët. Do shkoj në Shkup e Sofje çdo ditë po të jetë nevoja. Duhet ta mbyllim këtë punë, e më duhet ta mbyllim tani. Sa i përket planit për Kosovën ne po punojmë dhe shpresojmë që puna për dialog mes Beogradit dhe Prishtinës do të fillojë sepse vetëm nëpërmjet dialogut do të ketë një zgjidhje afatgjate dhe për këtë do të duhet që të gjithë të jenë në tryezë. Duhet që Kosova që të ecë përpara”, tha komisioneri Varhelyi.

"Integrimi në BE nuk ka të bëjë vetëm me

Të fundit