Flash News

E-TJERA

Integrimi në BE/ Shqipëria dhe MV mund të marrin dritën jeshile në qershor, “favorizohen” nga Ukraina

Integrimi në BE/ Shqipëria dhe MV mund të marrin dritën

Shqipëria mund të kërkojë shkëputjen nga Maqedonia e Veriut dhe ta vazhdojë vetëm rrugën për anëtarësimin në BE, sipas kryeministrit Edi Rama.

Përpjekja e Shqipërisë për t'u bashkuar me bllokun ka qenë e lidhur me fqinjin e saj, Maqedoninë e Veriut. Ndërsa të dyja vendet kanë përmbushur kërkesat, në letër, Bullgaria ka vënë veton ndaj këtyre të fundit për çështjet historike dhe të të drejtave të njeriut.

“Shqipëria nuk mund të presë më që dy fqinjët të zgjidhin zënkën e tyre. Kursi ynë në atë drejtim do të ndryshojë plotësisht”, tha Rama disa ditë me parë.

Burime të “Euroactiv” thonë se pas ofertës së Ukrainës për t'u anëtarësuar në BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të marrin dritën jeshile në qershor. Gjithashtu shtojnë se një vlerësim pozitiv për Ukrainën nuk mund të jetë në tryezë nëse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk përparojnë.

Ndërsa Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë të radhës, në pritje për të nisur zyrtarisht bisedimet, Kosova dhe Bosnja dhe Hercegovina nuk kanë marrë ende statusin e kandidatit.

Të fundit