Flash News

E-TJERA

Integrimi në pikëpyetje? Gonzato shmang fjalën “bllokim”: Takimet po vazhdojnë

Integrimi në pikëpyetje? Gonzato shmang fjalën

Ambasadori i Bashkimi Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka shmangur një përgjigje të drejtpërdrejtë nëse procesi i integrimit është bllokuar, duke lënë hapur interpretimet për një ngadalësim të mundshëm të negociatave.

I pyetur në Euronews Albania mbi ecurinë e procesit, Gonzato nuk e mohoi qartë ekzistencën e një bllokimi, por theksoi se “diskutimet po vazhdojnë” dhe se nevojitet kohë për të arritur konsensus.

Megjithatë, ai pranoi se diskutimet mes shteteve anëtare janë të thelluara, dhe se po shqyrtojnë kontekstin e përgjithshëm politik në Shqipëri.

“Ka shumë spekulime rreth asaj që po ndodh tani në të ashtuquajturin COELA, Grupi i Punës së Këshillit për Zgjerimin. Dhe sinqerisht nuk dua t’i hyj kësaj. Këto janë negociata konfidenciale dhe ne duhet të lejojmë që kjo hapësirë ​​të respektohet. Ajo që është e sigurt është se takimet po vazhdojnë. Është planifikuar edhe një tjetër, kështu që do të thotë se negociatat po vazhdojnë. Pra, nuk mendoj se mund të flasim për bllokime. Sigurisht që po zhvillohet një diskutim. Shtetet Anëtare shqyrtuan vlerësimin teknik nga Komisioni, por ato gjithashtu duan të shohin kontekstin e përgjithshëm politik në të cilin janë zhvilluar këto reforma. Pra, nuk është çështja që disa Shtete Anëtare të bllokojnë të tjerët, ose të kenë një mendim të ndryshëm”, deklaroi Gonzato.

Të fundit