Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Presidentja e Komisionit Evropian vjen nesër në Tiranë dhe të mërkurën në Prishtinë

Integrimi/ Presidentja e Komisionit Evropian vjen nesër në Tiranë

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen do të vizitojë nesër Tiranën dhe të mërkurën do të shkojë në Prishtinë.

Ajo do të zhvillojë një tur takimesh në Ballkanin Perëndimor, të cilin do ta mbyllë në Beograd.

Fokusi i vizitës së Von der Leyen pritet të jetë procesi i integrimit të Ballkanin Perëndimor.

Në fjalimin vjetor për gjendjen e BE-së, në një seancë plenare të Parlamentit Evropian, Von der Leyen  përsëriti qëndrimin e bllokut për procesin e zgjerimit dhe, siç tha, rëndësinë që ka Ballkani Perëndimor për të ardhmen e BE-së.

Kjo vizitë vjen një kohë kur Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë vendosur të thellojnë bashkëpunimin e tyre përmes nismës së Ballkanit të Hapur.

Më herët Ballkanin Perëndimor e vizitoi kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila mblodhi të gjithë liderët e rajonit në Tiranë.

 

Të fundit