Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Rama takohet me diplomatin e lartë të BE, Borell: Duhen rezultate konkrete

Integrimi/ Rama takohet me diplomatin e lartë të BE, Borell: Duhen

Kryeministri Edi Rama është takuar me me kreun e diplomacisë të Bashkimit Evropian Josep Borell. Ka qënë ky i fundit që e ka bërë lajmin me dije, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Borell thotë se me kryeministrin shqiptar ka diskutuar për integrimin europian dhe samitin që do të mbahet për Ballkanin Perëndimor.

Ai shpreh nevojën për rezultate konkrete në rrugën e integrimit. Gjithashtu thekson si të rëndësishme, reformat dhe besueshmërinë e BE -së.

Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Konferencën e Politikave Ndërkombëtare.

Të fundit