Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Varhelyi: BE po jep fonde shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor; Kushti pas 2027-ës

Integrimi/ Varhelyi: BE po jep fonde shtesë për vendet e Ballkanit

Komisioneri për Zgjerim në BE, Oliver Varhelyi ka deklaruar se BE po jap fonde shtesë për vendet e Ballkanit Perëndimor për të ndihmuar në realizimin e të gjitha reformave që duhet për integrimin.

Në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, Varhelyi tha se BE po shton fondet me 6 milionë euro ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit për të ndihmuar të gjitha reformat te kryhen, sepse kanë kosto financiare.

Sakaq, ai vuri kushtin që pas 2027 vendet e rajonit nuk mund të thonë më që ‘nuk jemi gati’.

VarhelyiNjerëzit duhet ti shohin risitë e këtij plani. Mendoj se këtë herë në kemi mundësi të tregojmë edhe përfitimet e drejtpërdrejta ekonomike të një shteti që bëhet vend anëtar. Ajo që është e rëndësishme është elementi që rajoni juaj mund të bëhet pjesë  e integrimit edhe më shpejtë.

Ne nuk po negociojmë me terma abstraktë. Këto vende po aplikojnë rregullat që sot, në mënyrë që kur ta arrijnë tek anëtarësimi të jenë në rregull. Do të ishte e padrejtë që ne tu kërkonim partnerëve tanë të Ballkanit Perëndimor të merrnin pjesë në tregun e përbashkët, ku ata kanë më pak mundësi për të konkurruar. Për këtë arsye në po japim fonde shtesë për të ndihmuar të gjitha reformat te kryhen, sepse kanë kosto financiar.

Ne jemi të gatshëm, ta lehtësojmë këtë punë. Udhëheqësit e BE, kanë vendosur që në jemi të mendimit që 6 miliard euro do të duhet të ndihmojnë rajonin. Deri në 2017 rajoni do të ketë të njëjtin nivel intensiteti ndihme. Kjo do të thotë që pas 2027 vendet e rajonit nuk mund të thonë më që në nuk jemi gati.

 

Të fundit