Flash News

E-TJERA

Integrimi/ Varhelyi: Shqipëria dhe RMV i kanë përmbushur kushtet, të zgjidhet ngërçi me Bullgarinë

Integrimi/ Varhelyi: Shqipëria dhe RMV i kanë përmbushur kushtet,

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerim Oliver Varhelyi foli sot në prezantimin e progres raportit për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Gjatë fjalës së tij në Komisionin e Punëve të Jashtme, Varhelyi theksoi se vonesat në çlejen e negociatave për Shqipërinë dhe RMV-në kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE-së.

Sipas komisionerit, Shqipëria ka arritur rezultate të dukshme në reformën gjyqësore dhe luftën kundër krimit. Maqedonia e Veriut ka bërë po ashtu një progres në reformat e përcaktuara nga BE-ja.

“Vonesat në nisjen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut kanë një ndikim negativ në besueshmërinë e BE -së. Çështjet dypalëshe në pritje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut duhet të zgjidhen si çështje prioritare. Është thelbësore që Shtetet Anëtare të BE-së të përfundojnë diskutimet mbi Kornizat Negociuese pa vonesa të mëtejshme dhe që konferencat e para ndërqeveritare me të dy vendet të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur dhe para fundit të këtij viti. Shqipëria ka arritur rezultate të prekshme në reforma në gjyqësor dhe luftën kundër krimit, janë arritur rezultate në luftën kundër korrupsionit dhe krimi.  Maqedonia ka bërë progres në reformat e vendosura nga BE, ka qenë e vendosur në luftën kundër krimit dhe korrupsionit,kjo luftë duhet të vijojë", tha komsioneri.

 

Të fundit