Flash News

E-TJERA

Integrimi, Varhelyi: Shqipëria ka përmbushur kushtet e Konferencës së parë Ndërqeveritare

Integrimi, Varhelyi: Shqipëria ka përmbushur kushtet e

Komisioneri për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi deklaron se Shqipëria i ka përmbushur kushtet e Konferencës së parë Ndërqeveritare mbi negociatat e pranimit në BE.

Duke folur në Forumin Ekonomik të Tiranës, Varhelyi tha se Konferenca duhet të mbahet brenda presidencës portugeze që ka filluar në janar dhe përfundon në qershor.

“Komisioni konsideron se të gjitha kushtet për mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare mbi negociatat e pranimit në BE me Shqipërinë janë përmbushur tani.

Kjo falë reformave të rëndësishme në ligjin zgjedhor, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë, duke përfshirë edhe vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilat Komisioni po i monitoron nga afër. Shpresoj që konferencat e para ndërqeveritare të mund të thirren sa më shpejt të jetë e mundur nën Presidencën Portugeze”, deklaroi Varhelyi.

 


 

 

 

 

Të fundit