Flash News

E-TJERA

Integrimi, Yuri Kim: SHBA nuk ka bërë thirrje për "mbylljen e syve", me BE të bashkuara në mbështetjen tuaj

Integrimi, Yuri Kim: SHBA nuk ka bërë thirrje për "mbylljen
Ambasadorja e SHBA në Tiranë , Yuri Kim

Ambasadorja e SHBA në Tiranë , Yuri Kim ka theksuar se SH.B.A. dhe BE janë të bashkuara për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e integrimit.

Në një mesazh në rrjetet sociale, Kim thotë se në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për "mbylljen e syve" ndaj mangësive, por përkundrazi, është ofruar mbështetje për përparim.

SH.B.A. dhe BE janë të bashkuara në mbështetjen për Shqipërinë në BE. Në asnjë moment SHBA nuk ka bërë thirrje për "mbylljen e syve" ndaj mangësive; përkundrazi,  ne kemi theksuar mangësitë dhe kemi ofruar mbështetje për përparim.

Kjo është arsyeja pse Flamuri i Shteteve të Bashkuara - së bashku me BE - përqendrohet aq shumë në Reformën në Drejtësi, duke përfshirë nevojën që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale deri më 31 dhjetor”, shkruan Kim.  

Të fundit