Flash News

E-TJERA

Inter ndryshon emër dhe logo, revoltohen tifozët

Inter ndryshon emër dhe logo, revoltohen tifozët
Foto Ilustruese

Inter po përgatitet për një revolucion të vërtetë sa i përket imazhit. Klubi do të ndryshojë emrin dhe logon e tij historike, duke nisur nga muaji mars.

Football Club Internazionale Milano është emri i regjistruar që nga krijimi i tij, ndërsa me fushatën e re që lidhet me marketingun do të titullohet thjesht Inter Milano. Gjithashtu do të ketë edhe nj logo të re, simboli aktual është dizenjuar në 1908 nga ilustruesi Giorgio Muggiani (një nga themeluesit e klubit) dhe gjithmonë përshtatur vetëm me kohën.

Kjo iniciativë është marrë për t’i dhënë një imazh të ri klubit dhe për të tërhequr sponsor. Një pjesë e mirë e tifozëve zikaltër kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale duke e cilësuar këtë ndryshim në emër dhe logo si të papranueshëm.

Të fundit