Flash News

E-TJERA

Interi përmbys Torinon, Romës i mjafton një pjesë ndaj Parmës, Sassuolo në krye të Serie A

Interi përmbys Torinon, Romës i mjafton një pjesë ndaj

Interi dhe Roma arritën të marrin pikët e plota këtë javë të tetë në Serie A. Nëse Roma fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Parmës, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Interin, pasi deri në minutën e 62-të, zikaletrit ishin duke humbur 0-2.

Edhe njëherë tjetër, Lukaku ishte ai që vendosi ndeshjen. Belgu realizoi dy gola, ndërsa shënuan edhe Sanchez e Martinez.

Interi përmbys Torinon, Romës i mjafton një pjesë ndaj

Për Romën ishte gjithçka e thjeshtë ndaj Parmës, ku rezultati 3-0 u vendos brenda 12 minutave në pjesën e parë.

Ndërkohë, surpriza deri tani në Serie A është Sassuolo, e cila është ngjitur përkohësisht në krye të renditjes, pasi triumfoi 0-2 në një fushë të vështirë, si ajo e Veronës. Aktualisht, Sassuolo është në kuotën e 18 pikëve, ndërsa në vendin e dytë renditen Milani dhe Roma me nga 17 pike, me kuqezinjtë që do të luajnë në mbrëmje në Napoli./A2

Ditari politik

Të fundit