Flash News

E-TJERA

Interi rikthehet në një finale Champions-i pas 13 vitesh

Interi rikthehet në një finale Champions-i pas 13 vitesh

Interi ka mposhtur 1-0 Milanin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me një gol të Lautaro Martinez në minutën e 73′ të takimit.

 Kurse rezultati i përgjithshëm u vulos 3-0 pas fitores së Interit (0-2 në takimin e parë).

Tashmë në 10 qershor në finalen e Stambollit, ekipi i drejtuar nga Inzaghi pret i qetë fituesin e ciftit Man City-Real Madrid për të mësuar kundërshtarin.

Ndërkohë, Interi për herë të fundit ishte në një finale të Champions League në vitin 2010 ku dhe e fitoi duke mundur 2-0 në finalen Bayern Munich.

Po ashtu mesfushori 21-vjeçar, Kristjan Asllanin bëhet futbollist i parë i Kombëtares shqiptare, që shkon në finalen e Champions-it.

Pas kualifikimit, Asllani ka postuar një foto me familjen e tij, nga fusha e blertë e “San Siro”.

Ai u shfaq në krahët e nënës, babait dhe vëllait të tij më të vogël. 

Interi rikthehet në një finale Champions-i pas 13 vitesh

Të fundit