Flash News

E-TJERA

Interpoli godet Amerikën Latine, vë në pranga rreth 15 mijë persona, sekuestrohen 5 mld $ drogë

Interpoli godet Amerikën Latine, vë në pranga rreth 15 mijë

Autoritetet në Amerikën Latine arrestuan pothuajse 15,000 njerëz dhe sekuestruan më shumë se 8,000 armë të paligjshme në kuadër të një operacioni të koordinuar nga Interpoli.

Sipas njoftimit nga Interpol, operacioni që mban emrin “Trigger IX” u zhvillua mes 12 marsit dhe 2 prillit, falë bashkëpunimit mes 15 vendeve, si dhe lejoi sekuestrimin e 300 mijë plumbave dhe 203 tonë kokainë.

Forcat e policisë nga Meksika në veri deri në Argjentinë në jug shkëmbyen informacion në operacionin, i cili u koordinua nga Interpoli. Interpoli tha se arrestimet ndikuan në shkatërrimin bandave të fuqishme. Më konkretisht, në terren, veprimet e koordinuara çuan në përçarjen e 20 grupeve të organizuara kriminale, duke përfshirë arrestimin e anëtarëve të Primeiro Comando da Capital, Mara Salvatrucha dhe Kartelit Ballkanik, të gjithë të përfshirë në trafikun e armëve të zjarrit.

Banda u shfaq fillimisht në Brazil, por është zgjeruar për të vepruar ndërkombëtarisht dhe është e lidhur me vrasjen e një prokurori paraguaian kur ai ishte në muajin e mjaltit në Kolumbi.

Kjo ngjarje u zbardh pasi autoritetet kishin gjithashtu akses të menjëhershëm në Rrjetin e Informacionit Balistik të INTERPOL (IBIN), duke u mundësuar zyrtarëve të zbatimit të ligjit të krahasonin imazhet e gjurmëve të gishtërinjve balistikë nga gëzhoja dhe predha të shkrepura për të vendosur lidhje midis krimeve në mbarë botën.

Gjurmimi i historisë dhe pronësisë së armëve të zjarrit të gjetura ka ofruar pista të rëndësishme hetimore. Çdo armë zjarri është unike dhe mund të identifikohet nga numri i serisë, marka, modeli dhe kalibri, si dhe nga ‘gjurma e gishtit’.

Operacioni, ku bashkëpunuan 15 vende, identifikoi gjithashtu një sërë krimesh të tjera si korrupsioni, mashtrimi, trafikimi i qenieve njerëzore, krimi mjedisor dhe aktivitetet terroriste. 11 viktima të trafikut njerëzor u shpëtuan në Paraguaj, ku autoritetet shpërbënë rrjetin e trafikut.

Bandat kriminale në Meksikë, Amerikën Qendrore dhe Jugore janë gjithnjë e më shumë të armatosura mirë dhe policia lokale shpesh e gjen veten të dorëzuar për tu përballur me ta.

Për pasojë, operacioni i quajtur Trigger IX, i nisur në 12 marsi në 2 prill ishte përpjekje ndërkombëtare me qëllim kryesisht luftën kundër trafikimit të armëve të zjarrit të paligjshme.

Vendet pjesëmarrëse : Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Kolumbia, Kosta Rika, Ekuador, El Salvador, Guatemala, Honduras, Meksikë, Panama, Paraguaj, Peru, Uruguai.

Operacioni Trigger IX u financua nga Bashkimi Evropian.

Të fundit