Flash News

E-TJERA

Intervista e Ahmetajt nga arratia, Bushati: Flitet për deklarata “bombë”, por s’do kenë efekt te veprimet e SPAK

Intervista e Ahmetajt nga arratia, Bushati: Flitet për deklarata

Analisti Andi Bushati ka komentuar intervistën e ish-zv.kryeministrti Arben Ahmetaj nga arratia, e cila pritet të transmetohet nesër mbrëma në Syri tv.

I ftuar në MCN, Bushati tha se flitet për deklarata “bombë” nga ish-zv.kryeministri, por që sipas tij s’do kenë efekt te veprimet e SPAK. 

"Nga fjalët që më thonë kolegët e mi, Arben Ahmetaj ka dhënë një intervistë ‘bombë’ që do shkaktojë goxha zhurmë nesër kur të transmetohet. Por Shqipëria duke mos qenë një demokraci e pastër, jo çdo eveniment mediatik kthehet në një tërmet juridik, që të vërë në lëvizje SPAK-un.

Ne kemi shumë fakte të reja për shumë ngjarje që dihen publikisht por SPAK-u nuk vepron. Nuk pres të kemi zhvillime të reja te inceneratorët për faktin që një dëshmitar i ri flet më shumë për herë të parë”, tha Bushati. 

 

Të fundit