Flash News

E-TJERA

Intervista në RAI3, gazetari italian: Rama më dha tjetër version për takimin me Luftarin

Intervista në RAI3, gazetari italian: Rama më dha tjetër version

Gazetari i emisionit Report në RAI3, Giorgio Mottola ka deklaruar se kryeministri Edi Rama dha version të ndryshëm për takimin me anëtarin e kartelit të Sinaloas në kryeministri.

Në Syri tv, ai tha se Rama e pranoi që e ka takuar këtë Hysën duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. 

"Kryeministri Rama e pranoi që e ka takuar këtë Luftar (Hysa) duke dhënë një version ndryshe nga ajo që tha Luftari në një emision tjetër. Ai tha se kishte shkuar për të folur me Ramën për një libër për mjedisin. Rama e përgënjeshtroi versionin e Luftarit (Hysa).

Rama nga ana e vetë thotë se nuk e dinte që Luftari të ishte një përfaqësues i kartelit të Sinalos, por gjëja më shqetësuese është se ai vazhdon të konfirmojë se ka një vlerësim të madh ndaj familjes nga Vlora që ka kompaninë e ndërtimit dhe që ka mundësuar takimin.

Sipas dokumetave kanadeze VloraConstrucsion, të paktën që prej 2020 sipas magjistratë kanadezë është bërë një shoqëri që disponohet nga Luftari (Hysa) dhe gjyqtarët kanadezë kanë evidentuar një sërë transfertash që janë bërë me VloraConstrucsion ku bën pjesë Luftari (Hysa) dhe fakti që VloraConstrucsion ka fituar shumë tendera në Shqipëri duhet të ndezi një dritë alarmi", deklaroi gazetari italian. 

Të fundit