Flash News

E-TJERA

Intervistohen kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, garojnë 8 emra

Intervistohen kandidatët për Drejtor të Përgjithshëm

Këtë të enjte, në Ministrinë e Brendshme po zhvillohet procesi i intervistimit të kandidatëve që kanë aplikuar për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, pas dorëheqjes së Ermal Onuzit në qershor të vitit të kaluar.

Në garë për këtë post janë gjithsej 8 kandidatë, mes tyre edhe dy figura të njohura të politikës shqiptare: ish-deputeti i Partisë Socialiste, Denis Deliu, si dhe ish-anëtari i kryesisë së Partisë së Lirisë, Faik Basha.

Kandidatët e tjerë që po konkurrojnë për drejtimin e Gardës së Republikës janë Liman Hoxha, Arian Sopiqoti, Ilirjan Hasanaj, Simon Zereci, Vasil Çuni dhe Zaje Osma.

Procesi i intervistimit po zhvillohet përpara një komisioni vlerësimi, i përbërë nga zëvendësministri i Brendshëm, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme dhe Drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Gjatë intervistave, kandidatët po prezantojnë platformat dhe vizionin e tyre për drejtimin e Gardës së Republikës, ndërsa anëtarët e komisionit po u drejtojnë pyetje në përputhje me kriteret e vlerësimit të përcaktuara në udhëzimin e Ministrit të Brendshëm.

Të fundit