Flash News

E-TJERA

Intervistoi Ramën, flet gazetari grek: Beleri mbahet në burg pa fakte konkrete

Intervistoi Ramën, flet gazetari grek: Beleri mbahet në burg pa fakte

Gazetari grek Pavlos Papadopoulos i cili intervistoi kryeministrin Edi Rama, ka folur sërish për çështjen “Beleri”.

Në një intervistë për Euronews Albania, gazetari tha se arrestimi i Belerit ka ngritur dyshime tek Athina për mënyrë se si funksionon demokracia. Gazetari tha se Beleri nuk u arrestua në vendin ku akuzohet se ka kryer shit-blerje vote.

“Para arrestimit të Belerit ne kishim një mendim shumë pozitiv për mënyrën se si është rritur demokracia në Shqipëri dhe të drejtat që Shqipëria ka për t’u bërë pjesë e BE-së. Por papritur arrestimi i Belerit u bë në një mënyrë të tillë, që rriti dyshime të mëdha në Athinë për mënyrën se si funksionon demokracia në Shqipëri.

E para Beleri nuk u kap duke e kryer atë akt, ndaj edhe sikur arrestimi të ishte i drejtë ai nuk duhet të mbahej në burg, për një krim për të cilin nuk ka fakte konkrete. E dyta gjatë ditës së zgjedhjeve në maj, pati kandidat të tjerë, apo incidente të tjera që nuk shkuan siç duhet në Shqipëri, por i vetmi kandidat që u mbajt në Burg ishte Beleri”, tha Papadopoulos.

Të fundit