Flash News

E-TJERA

Intimidimi i zgjedhësve, Doris Pack kërkon reagimin e BE: Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese

Intimidimi i zgjedhësve, Doris Pack kërkon reagimin e BE: Rama ka

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack ka kërkuar nga Bashkimi Evropian të mbajnë një qëndrim ndaj deklaratave të kryeministrit Rama drejtuar qytetarëve.

Në një postim në platformën X, Pack shkruan se Rama po tenton të intimidojë zgjedhësit, duke i konsideruar deklaratat e tij shqetësuese. Pack shprehet se pret një reagim nga vendet e BE.

“Kryeministri shqiptar Edi Rama ka lëshuar mesazhe shqetësuese publike: “Nëse nuk më votoni, mos dilni fare nga shtëpia”. Ndonjë reagim i BE-së?”, shkruan në reagimin e saj eurodeputetja Doris Pack.

Të fundit