Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Invazioni rus në Ukrainë, kambanë alarmi për sigurinë kombëtare
Ekrem Spahiu*
Aventura ruse në Ukrainë tregoi se jo vetëm dy shtetet në konflikt, por e gjithë bota ndodhet përpara rreziqesh sigurie. Janë rreziqe ku koha nuk pret: SHBA dhe fuqitë e tjera demokratike bërthamore ridimensionuan menjëherë masat për të përballuar konfrontimin e një natyre të re të kërcënimit bërthamor, ku shteti agresor që zotëron këto armë dhe që kërkon të revizionojë rendin botëror përmes forcës ushtarake e përdori këtë armësi masë çinkurajimi për t’i shpëtuar ndëshkimit konvencional nga bota demokratike.
E gjithë Europa dhe SHBA po ridimensionojnë politikat kombëtare dhe të sigurisë.
Invazioni barbar i Rusisë në Ukrainë dhe dhimbja që shkaktojnë të vrarët dhe viktimat e pafajshëm; shkatërrimet; largimi si refugjatë i milionave qytetarëve, fëmijëve e grave për të shpëtuar kokën dhe kampet e pritjes së tyre në vende të ndryshme; ngritja drastike e çmimeve; kriza ekonomike që po pason këto zhvillime;e të tjera, natyrshëm kanë rritur ndjeshmërinë e opinionit publik, politik e diplomatik në të gjithë botën.
Ky reagim publik u pasqyrua në qëndrimin, ndoshta unik, të asamblesë së përgjithshme të Kombeve tëBashkuara, ku rezoluta e 193 shteteve që dënon këtë invazion dhe që kërkon tërheqjen e menjëhershme të forcave pushtuese ruse, u votua kundër vetëm nga katër regjimet më të urryera që sundojnë Bjellorusinë, Korenë e Veriut, Eritrenë dhe Sirinë.
Sidoqoftë, ky invazion, i kryer pa asnjë shkak dhe në thyerje flagrante të të drejtave themelore të shteteve e kombeve për përzgjedhjet e tyre politike dhe të sigurisë e po ashtu në tentativë për të shkatërruar arkitekturën e gjithëpranuar të sigurisë ndërkombëtare, ridimensionoi si mënyrën e mbështetjes dhe ndihmave ndaj një vendi që cënohet në këtë mënyrë, por edhe diplomacinë si instrument themelor i zgjidhjes së konflikeve.
Lufta në Ukrainë, ridimensionoi gjithashtu fuqinë dhe efektivitetin e sanksioneve si instrumente ndëshkues në botën moderne e globaliste që jetojmë.
Ndoshta mësimin më të madh e kemi Gjermaninë, e cila, nën optikën e rreziqeve që projekton agresioni rus në Ukrainë dhe jo vetëm, bëri një ndryshim radikal në kursin e politikës së jashtme dhe të sigurisë, duke njoftuar eksportin e armëve në Ukrainë, rritjen dramatike të shpenzimeve të mbrojtjes me njëqind miliardë euro dhe mbështetjen e Gjermanisë për sanksione të ashpra kundër Rusisë, e cila është furnizuesi kryesor i Gjermanisë me gaz dhe qymyr, masa këto që u mbështetën në masë dërmuese edhe nga opinioni publik gjerman.
Serbia, e përkundur nga bindja se Rusia është garante e interesave serbe përgjithësisht dhe në Kosovë posaçërisht, do ta dëshironte shumënjë sukses rus në Ukrainë, ngase i vinte përshtat dhe si mbështetje ndaj Serbisë për ruajtjen e balancës së forcave në rajon.
Këtë pretekst, “garancinë ndaj Ukrainës ruse” përdori edhe Rusia. Autokratët e tipit Putin kanë axhendë të ndryshme nga ajo e arkitekturës botërore të sigurisë. Nuk e kanë për gjë që “garancinë” ta kthejnë në një justifikim lufte.
Prandaj edhe invazioni rus në Ukrainë nuk mund të mbetet thjesht një çështje solidariteti me popullin ukrainas.
Parlamenti i Kosovës miratoi një rezolutë që i kërkon qeverisë të nisë negociatat për anëtarësimin e shtetit të Kosovës në NATO, Bashkimin Europian, Këshillin e Europës dhe organizma të tjera ndërkombëtare.
Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, tashmë antar i NATO-s, është shprehur për mbështetjen e antarësimit të Kosovës në NATO.
Për më tepër akoma, Presidenti i Turqisë Erdoğan, u shpreh kohët e fundit se mbështet procesin e anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe u angazhua se do të ndërmarrë edhe hapat e duhura për këtë qëllim.
Po Shqipëria? Vendi ynë, e ka detyrim kushtetues "të veprojë në mbështetje të prosperitetit të gjithë kombit, të aspiratës shekullore të popullit shqiptar për identitetin dhe bashkimin kombëtar".
Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë të dalë me një rezulutë të mbështetur nga të gjithë deputetët e spektrit politik, për antarësimin e shpejtë të Kosovës nëNATO.
Partitë politike jo vetëm që nuk duhet ta përvetësojnë antarësimin e Shqipërise në BE si fitore politike të njerës apo tjetrës parti, por si fitore të Shqipërisë. Prandaj është urgjente që Kuvendi i Shqipërisë, të adresojë një kërkesë të unifikuar për shpejtimin e procedurave të antarsimit të Shqipërisë në BE. “Ping-pongu” që luajnë qeveritë e disa vendeve të BE, të cilët venë në dyshim kapacitetet europiane të Shqipërisë, është e patolerueshme që ta luajnë edhe politikanët shqiptarë.
Ndërkohë, zhvillimet në Ukrainë duhet të bëhen një kambanë alarmi për të ridimensionuar çështjet e sigurisë së vendit. Në këtë kuadër, është e domosdoshmetë rishikohen kapacitetet reaguese në rast kërcënimi të sigurisë kombëtare. Për më tepër, këto kapacitete duhen parë jo thjesht si çështje buxheti mbrojtjeje (që ka vend për t’u rishikuar), por në radhë të parë si çështje e sigurisë ekonomike, e sigurisë energjetike, etj. Është momenti që të rishikohet, i gjithë sistemi i menaxhimit të burimeve energjetike, duke ia kthyer këto burime sigurisë kombëtare dhe jo firmave me adresa të dyshimta ndaj kësaj sigurie.
*ish-deputet dhe zv/minisër i Mbrojtjes
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38