Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, Lagunës së Nartës, në Vlorë.
Dhjetëra tabela “pronë private” janë vendosur brenda zonës së mbrojtur në parkun e Lagunës së Nartës, në pjesën midis lagunës dhe detit Adriatik. Madje, tabela të tilla janë vendosur në pjesën moçalore të Lagunës, e cila në kohën që xhiroi kamera e “Fiks Fare” ishte tharë.
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ankoheshin për tabelat dhe tharjen e lagunës. “Çudi e parë kjo tabelë që thotë ‘pronë private’ brenda lagunës. Ky vend gjatë gjithë vitit është një lagunë, por shohim që tani paska mbirë një tabele që thotë ‘pronë private’, ndërkohë që çuditërisht laguna është tharë. Shikoni, kjo lagunë gjithmonë deri te pishat ka qenë me ujë deti e furnizuar.
Dikush e ka tharë për arsye që nuk dihen” ishte denoncimi i qytetarit. Sipas tij, gjërat natyrale, dora njerëzore i ka frenuar që të vazhdojnë rrjedhën e tyre normale. “Ndoshta për 10 vjet, për 5 vjet, kjo lagunë mund të thahet e gjitha dhe i gjithë uji i detit që ka kjo lagunë mund të kthehet në pronë private.
Sipas logjikës së kësaj tabele, mendoj! Diku më poshtë ishte një tabele që thoshte, lajmëronte, se jemi përballë Parkut Natyror të Zvërnecit, ku qëndrojnë pelikanë, ku qëndrojnë flamingo, që shtegtojnë mijëra milje për të ardhur këtu dhe ndërkohë laguna po thahet. Nuk e di arsyen përse. E frekuentojmë këtë vend prej shumë vitesh, është hera e parë që e shikojmë këtë thatësirë të frikshme, në limitet e katastrofës natyrore” përfundon qytetari.
Laguna e Nartës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej gati 20 mijë hektarë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Narta është laguna e dytë në vend pas Karavastasë për nga rëndësia për shpendët e ujit, ndërsa përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Prej vitit 2004, kjo lagunë gëzon statusin e zonës së mbrojtur, ndërkohë që është brenda “Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”.
Pas videove që mbërritën, gazetarët e Fiks Fare udhëtuam në territorin e Lagunës për të parë dhe vëzhguar këto tabela. Tabelat ishin vendosur në brendësi të Lagunës, në pjesën që mbulohet nga uji. “Pronë private. Ndalohet gjuetia. Ndalohet peshkimi” është njëra nga tabelat e vendosura në pjesën e ujit. Ndërkohë, që ecim dhjetëra metra më larg, gjejmë të njëjtën tabelë, sërish në pjesën që mbulohet nga uji. Por, në momentin e filmimit, Laguna ishte tharë. Tabela e tretë është në pjesën e pyllëzuar, në “rripin” e tokës midis Lagunës dhe Detit Adriatik. Në afërsi të një prej kanaleve që furnizon me ujë deti lagunën. Është e njëjta tabelë: “Pronë private”.
Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në afërsi të kanalit që furnizon me ujë deti lagunën. Zona është e rrethuar, ndërkohë që metra më larg është edhe një ekskavator, i cili duhet të pastrojë kanalet. Fiksi bisedon edhe me një person, i cili thotë se punon te një firmë e cila ka marrë në shfrytëzim zonën për peshkim. Ai thotë se firma quhet “Dajlani Nartë”, ndërsa e pyesim se kush i ka vendosur tabelat “Pronë private”. Na thotë se këto tabela i kanë vendosur punonjësit e kësaj firme.
Fiks Fare mësoi se subjekti i cili operon në atë vend është “Dajlani Nartë”. Madje, ka nën shfrytëzim një sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone të mbrojtur. Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Bujqësisë, nëse ka dhënë ndonjë leje peshkimi në atë zonë. “Aktiviteti i peshkimit në këtë lagunë zhvillohet nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë. Laguna e Nartës është në pronësi të shtetit dhe e drejta e pronësisë së shtetit është e patjetërsueshme. Shoqëria ‘Dajlani’ është anëtare e OMP-së Nartë.
Kjo shoqëri nuk është pronare ose nuk ka prona në Lagunën e Nartës, pasi kjo lagunë është pronë shtetërore, e gjithë pjesa ujore e saj. Në lidhje me pronat e saj në tokë, ky nuk është objekt i veprimtarisë apo kontrollit të Ministrisë, e cila siç e theksuam më sipër, në rastin e peshkimit, rregullon aktivitetin që zhvillohet në ujë” thotë ministria.
Por, nga ajo që vëzhgoi Fiks Fare, tabelat ishin vendosur në pjesën ujore, madje edhe në një pjesë të pyllëzuar, që ndan lagunën nga deti Adriatik. Ja se çfarë shkruan ministria: “Duhet mbajtur parasysh gjithashtu, se bazuar në nenin 3, të ligjit “për pronat e paluajtshme të shtetit”, i përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:
a) Vija bregdetare për të hyrë në tokë, ujërat territoriale, shtretërit dhe brigjet e lumenjve, të përrenjve a rrjedhave të tjera ujore, liqeneve, lagunave…”.
Fiksi e pyeti Ministrinë e Bujqësisë edhe për “brigjet”, pasi në atë vend ishin vendosur tabela “pronë private”. Por, përgjigjja e ministrisë ishte shumë teknike dhe vetëm sa ka referuar disa ligje dhe rregullore, por pa përcaktuar nëse ajo zonë ka apo jo pronar! Gazetarët pyetën edhe në AdZM-në e Vlorës. “Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë ka detyrë përdorimin me efikasitet të burimeve peshkore të ujërave të lagunës. Lidhur me pyetjen mbi prezencën e pronës private në brendësi të hapësirës së lagunës së Nartës, ky informacion administrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Sa i përket tabelave të konstatuara në zonë të mbrojtur, pas informacionit të dhënë nga ana juaj, AdZM Vlorë do të vijojë me verifikimin në terren dhe përcjelljen e rastit tek organet kompetente” thuhet në këtë përgjigje.
Ministria dhe Zonat e Mbrojtura nuk dhanë asnjë informacion nëse pjesa ujore apo bregu që lidh lagunën me detin, kanë apo jo pronar. Sipas tyre, uji është pronë e shtetit, ndërsa informacionin për tokën e ka Kadastra. Disa vite më parë, ka pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për tjetërsimin e qindra hektarëve, toke dhe uji, brenda Lagunës së Nartës. Madje, janë sekuestruar një mori shkresash nga Kadastra, por deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Mosveprimet e tyre kanë sjellë që tabela “pronë private” të vendosen brenda Lagunës, madje në pjesën ujore të saj!
Top Channel
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38