Flash News

E-TJERA

Investigimi/ Rama shpenzon 1.7 miliardë lekë për kondicionerët e kryeministrisë

Investigimi/ Rama shpenzon 1.7 miliardë lekë për

Në harkun kohor të pesë viteve, vetëm për kondicionimin e godinës së Kryeministrisë janë shpenzuar 1.7 miliardë lekë.  

Tenderi i vitit 2016, me Autoritet Kontraktor Këshillin e Ministrave, me objekt "Punime civile dhe inxhinierike për zëvendësimin pjesor të kondicionimit për godinën e Kryeministrisë", me vlerë kontrate 118 milionë lekë, u fitua nga operatori me ofertën më të lartë. Diferenca mes ofertës fituese dhe ofertës më të ulët është 37 milionë lekë, ose sa 31% e vlerës së kontratës.

Për t`i kursyer buxhetit të shtetit 37 milionë lekë , mjafton të zbatohej kriteri i vendosur nga vetë Autoriteti Kontraktor, ai i çmimit më të ulet.

Tenderi i vitit 2018, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt "Vendosje e sistemit me eficencë të lartë të ngrohjes, ftohjes dhe ventilimit në mjedise të rëndësisë të veçantë në ndërtesën e Kryeministrisë", do të kushtonte 403 milionë lekë .

Në tenderin e vitit 2019, me Autoritet Kontraktor Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, me objekt "Vendosja e sistemit të plotë të kondicionimit në disa mjedise brenda ndërtesës së Kryeministrisë", ku vlera e kontratës ishte 969 milionë lekë, nga tre operatorë në garë, 2 ishin fiktivë, pasi oferta e tyre për këtë shërbim ishte 0 lekë. Kështu kualifikohet oferta e vetme në garë, pa garë.

Tre tenderat e zhvilluar gjatë viteve 2016 ,2018 dhe 2019 do të fitoheshin nga i njëjti operator ekonomik, ESC ECOO Climate Solution, shoqëri e themeluar në vitin 2012.

Edhe tenderi i vitit 2021, me Autoritet Kontraktor Agjencinë e Blerjeve të Përqëndruara, me objekt "Riparim, mirëmbajtje sistemi të ngrohje-ftohjeve për Kryeministrinë", me vlerë kontrate 257 milionë lekë, u fitua nga operatori me ofertën me të lartë.

Diferenca me ofertën më të ulët, në këtë rast ishte 30 milionë lekë, ose sa 11% e vlerës së kontratës.

Por ky tender kishte një të veçantë, përmes tij pritej të zvogëlohej mundësia e depërtimit të virusit Covid 19 në ambjentet e Kryeministrisë.

“Ka shumë masa të mundshme që mund të merren për të zbutur rreziqet e transmetimit COVID-19 në ndërtesën e Kryeministrisë gjatë vitit 2021-thuhet në dokumentat e tenderit  .

“Mirëmbajtja e sistemit teknik të kondicionimit, përfshin, përveçse përmirësimin e performancës energjitike të projektuar dhe të zbatuar, por edhe vendosjen e kritereve dhe protokolleve teknike të cilat sigurojnë eficiencë të lartë, siguri shëndetësore (COVID 19).

Këtë herë, për të katërtën herë rradhazi, tenderi fitohet nga shoqëria “ECS ECO CLIMATE SOLUTION”, e cila është bashkuar edhe me një tjetër operator, “EDMELI” SHPK. MCN

 

Të fundit